HomeKRYESOREMë në fund në listën për “Golden Boy” ndodhet edhe një talent...

Më në fund në listën për “Golden Boy” ndodhet edhe një talent shqiptar

Shumë shqiptarë nëpër botë, shumë talente, por akoma një i denjë për “Golden Boy”. Kësaj i ka ardhur fundi tashmë dhe kjo arritje është fryt i punës së madhe dhe cilësive të Leon Dajakut. Anësori 19-vjeçar luan te të rinjtë e Bajern Mynih dhe është një nga talentet më premtues. Hansi Flik herë pas here e grumbullon edhe me ekiipin e parë, ku ka dy paraqitje këtë sezon.

Talenti i Dajakut tashmë është parë nga të gjithë dhe djaloshi me origjinë nga Kosova është në listën prej 100 futbollistësh të “Golden Boy”, çmim që i akordohet lojtarit më të mirë të globit nën 21 vjeç. Një sukses jo i vogël për Dajakun, i cili u evidentua nga Bajerni dhe u afrua në gjirin e kampionëve.

Sulmuesi këtë sezon ka luajtur në 29 ndeshje me Bajern II dhe ka arritur të shënojë katër gola dhe të dhurojë katër asiste. Ky ishte sezoni i parë i Dajakut te kampionët e Gjermanisë, ku erdhi verën e shkuar për shifrën e 1.5 milionë euro nga klubi i Shtutgart, ku hodhi hapat e parë si futbollist. /vipsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments