Disfata e trete rradhazi ne ndeshjet e grupeve te “Champions League”, kete here ndaj PSG ne shifrat 5-0, i ka merzitur te gjithe ne kampin shkodran. Kjo sepse deshira ishte per te bere me mire, por me shume probleme qe kishte skuadra edhe ne kete ndeshje, ishte e pamundur te merrje me shume.
Ne opinion nderkohe nuk mungojne edhe diskutimet, shkrimet apo komentet se “Vllaznia turperohet”, “Vllaznia nuk ben asgje” etj. Por nje pergjigje ketyre pyetjeve u ka dhene sot nje nga lojtaret me te mira te ketij ekipi, pikerisht Megi Doçi.
Ajo eshte e ftuar ne emisionin “Katar 2022” ne RTSH ku eshte ndalur edhe tek Vllaznia dhe ecuria e saj ne kete kompeticion te rendesishem europian, per te cilen eshte shprehur:
“Sigurisht qe deshira eshte per te bere me mire, por duhen pare edhe mundesite dhe realitetin. Te mos harrojme se ne kemi arritur te hyjme ne 16 skuadrat me te mira te Europes, si asnjehere tjeter ne historine e futbollit shqiptar.
Dhe te mos harrojme se po ndeshemi me ekipe qe kane buxhet deri ne 15 milione euro. Po, po, 15 milione euro buxhet vetem per ekipin e femrave!!! Nje shume e tille nuk shpenzohet ne nje sezon ne te gjithe futbollin shqiptar, perfshi ketu futbollin e femrave dhe te meshkujve, Superligen, kategorine e pare, te dyte moshat dhe te gjithe.
Prandaj njerezit duhet te jene realist dhe njekohesisht krenar qe ka nderuar gjithe futbollin shqiptar ne kete kompeticion te rendesishem europian. Ne i sigurojme te gjithe se do te bejme me te miren ne te gjitha ndeshjet e mbetura per ta perfaqesuar sa me denjesisht vendin tone. Te mos harrojme se ne kete faze, Benfika eshte mundur 9-0, po ashtu Bajern eshte mundur 3-0 se fundi nga Barcelona. Atehere çfare duhet te themi per to”./SHKODRA-SPORT.COM/