HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMichael NGOO pranë rikthimit në Superiore, arrihet akordi me sulmuesin anglez

Michael NGOO pranë rikthimit në Superiore, arrihet akordi me sulmuesin anglez

Micheael Ngoo është pranë rikthimit në Superligë. Newsport.al mëson se sulmuesi anglez ka gjetur gjuhën e përbashkët me Kastriotin dhe parimisht palët janë dakord që 29 vjeçari të bashkohet me krutanët.

Ish-sulmuesi i Tiranës u dëmtua sezonin e shkuar me bardheblutë, duke mos luajtur për më shumë se 4 muaj në elitën tonë. Tanimë kanë mbetur detajet e fundit, që do bënin Ngoo të firmoste kontratën.

Kujtojmë se Ngoo është produkt i moshave të Liverpool, teksa ka luajtur me skuadra si Kilmarnoch, Bromley apo Oldham. I njohur në Shqipëri për aktivizimin te Tirana, me bardheblutë Ngoo në dy sezone fitoi 2 tituj kampion, para se të dilte lojtar i lirë në treg.

Nse anglezi do te rikthehej ne formen e tij me te mire padyshim qe do t’i bente shume pune skuadres krutane, por kjo mbetet per t’u pare sepse u bene disa kohe qe ai nuk luan.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments