Madridi është në qendër të merkatos së Milanit. Dhe, jo vetëm për Angel Korrea të Atletikos.

Siç shkruan “Gazzetta dello Sport” ditën e sotme, Maldini ka programuar një takim drejt kryeqytetit spanjoll për javën e fundit të merkatos, ku do të ulet sërish me drejtuesit e Realit.

Marrëdhëniet mes dy klubeve janë mjaft të mira, sidomos edhe pas operacionit Teo Hernandez. Tashmë, Milani i ka hedhur sytë edhe nga sulmuesi Mariano Diaz.

Teksa tratativa për Korrean mbetet e bllokuar, “Djalli” po kërkon 26-vjeçarin e Realit, ku edhe rroga e tij e prej 2.5 milionë eurosh, e bën të përballueshëm për kuqezinjtë. Gjithsesi, vëmendjen kryesore Milani e ka tek Korrea, ku Atletiko kërkon 55 milionë euro, por në kampin kuqezi deri më tani, kanë ofruar 40 milionë plus bonuset./panorama-sport/