Sandro Tonali, ishte një nga futbollistët më të spikatur te Milani, në triumfin 1-0 ndaj Sampdorias. Ky trepikësh i marrë ditën e sotme i dhuroi komandën e Serisë A, kuqezinjve. Në prononcimin pas ndeshjes për mikrofonin e “Sky Sport”, mesfushori italian ndër të tjera u shpreh:

Javë perfekte? – “Po, nuk mund të ishte më mirë se kaq. Por ne nuk mjaftohemi me kaq, do të ishte gjëja më idiote që mund të bënim. Le të vazhdojmë kështu dhe të rivendosim gjithçka, duke filluar nga zero pas fitores”.

Goli i Leaos pas asistit të Menja- “Me siguri, nuk është diçka që e shihni çdo ditë. Jemi të lumtur për të, ai përpiqet shpesh dhe jemi gjithashtu të lumtur sepse shënuam menjëherë”.

Tifozët- “Po, është e qartë se jo vetëm unë, por shumë prej nesh jemi brenda Milanit, jo vetëm si lojtarë, por si njerëz. Kjo është gjëja që ka më shumë efekt dhe që i bën më së miri Milanit. Shoqëria na do dhe na mbron, është gjëja më e mirë që mund të kemi”.

E ardhmja e Romanjolit dhe Kesit- “Ne jemi shokë ekipi që në një ditë si sot po ecim të gjithë në të njëjtin drejtim. Ne e duam njëri-tjetrin, janë gjërat e vogla që bëjnë diferencën. Duhet të bëjmë si gjithmonë, ta lëmë pas fitoren dhe të fillojmë nga e zero”.