Kur do të rinisi futbolli në Shqipëri? Është kjo tema më e diskutuar e ditëve të fundit në vendin tonë pasi të gjitha klubet kërkojnë të kthehen në fushë. FSHF-ja ka dërguar një letër Qeverisë dhe ka gati protokollin shëndetësor, por deri më tani nuk ka ardhur asnjë përgjigje zyrtare.

Në një intervistë për “Procesin Sportiv”, Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është shprehur se sporti konsiderohet ende me rrisk të lartë, ndërsa ka zbuluare edhe skuadrën që bën tifo.

“Unë jam vetë sportdashëse njësoj si ata që e duan sportin jo në cilësinë e ministres po si sportdashëse e kam menduar shpesh se çfarë duhet bërë.

Virusi nuk ka ikur dhe të gjithë duhet të përshtatemi, edhe sporti duhet të përshtatet.

Jemi në diskutime me ekspertët dhe jemi ende në një risk të lartë dhe nuk mund të mendojmë për një rikthim të shpejtë qoftë edhe për stërvitje.

Nuk mund të them dot sot, që në maj apo qershor do të nisi gara, jemi në një fazë me risk të lartë dhe ne duam që me vendimet që ne marirm, të cilat deri më tani kanë realizuar të drejta, duhet që të ruajmë këtë kurbë që e kemi shumë më të mirë edhe se vendet e tjera. Duhet mirëkuptuar që janë të gjitha vendime që bazohen tek të dhënat epidemiologjike dhe situata në spitale.

Duhet të presim. Maji po vjen shpejt, kampionatet duhet t’i shtyjmë ende. Sot nuk them dot nëse do të ndjekim shembullin e Francës apo Gjermanisë. Por, në dy javët e ardhshme, pasi të shohim se si do të eci kurba epidemiologjike, do vendosim edhe për sportet dhe futbollin.

Por, padyshim do të kemi edhe njoftime për sportin”.

-Më kë bën tifozllëk?

Manastirliu: Unë do e them meqë pranova të bëja intervistën. Me Tiranën dhe Barcelonë.