Ndeshja mes Vllaznisë dhe Kastriotit, e fituar nga shkodranët, pati gjithsej tri raste të dyshimta, per te cilat vendimet e arbitrit Bastari por edhe te VAR kane lene shume per te deshiruar.

9′ Latifi depërton në zonë dhe shtyhet nga Greca i cili vjen nga mbrapa. Gjyqtari nuk akordon penallti edhe pasi konsultohet me VAR-in.

14′ Sërish faull ndaj Latifit brenda në zonë në afërsi të pesëmetërshit, por arbitri kërkon që loja të vazhdojë.

76′ Vjen goli i Kastriotit pas një goditjeje dënimi, Ajazi shënon. Dyshohet për pozicion jashtë loje. Gjyqtari pas pesë minutash konsultim me sistemin VAR, e ka cilësuar golin të rregullt.

Sa i takon ketij rastit te fundit, gjasat me te medha jane per pozicion jashte loje, por duket se edhe arbitrat jane ndikuar nga rezultati i ndeshjes dhe per rrjehdoje kane dashur t’i bejne “nder” Kastriotit per te shenuar nje gol.