Lajme të mira nga Murlani. Drejtuesit e klubit duket se kanë arritur një marrëveshje dhe janë shumë pranë zyrtarizimit të bashkëpunimit me Bashkinë Vau Dejës. Jo më kot edhe kryetari i saj Kristian Shkreli kohët e fundit është duke i qëndruar shumë pranë këtij ekipi.

Ai ka qenë i pranishëm edhe në ndeshjen e fundit në mes Murlanit dhe Besëlidhjes dhe burime të ndryshme bëjnë të ditur për gazetën “Shkodra Sport” se palët po shikojnë anën ligjore për zyrtarizimin e bashkëpunimit. Mësohet se ideja është ndryshimi i statusit ligjor të KF Murlani nga shoqatë që është aktualisht, në shoqëri aksione apo sh.p.k ku të jetë e përfshirë edhe Bashkia në fjalë.

Drejtuesit e Murlanit duken shumë entuziast nga ky bashkëpunim dhe ndërkohë edhe vetë trajneri Pepaj në prononcimin e tij pas ndeshjes u shpreh se me afrimin edhe të Bashkisë Vau Dejës, pritet që situata në skuadër të përmirësohet.

Në fakt, ky është një lajm shumë i mirë. Afrimi i pushtetit lokal pranë sportit është domosdoshmëri ashtu si në çdo Bashki tjetër, por që në Vau Dejës në fakt deri tani nuk ka ndodhur.

Ndërkohë vetë Murlani në lidhje me këtë bashkëpunim ka shkruar kështu në faqen e tij: “Lojtari ri i KF Murlanit.
Disa njerëz lindin për të drejtuar e qënë të parë. Me golashënuesin më të mirë, që ndryshoi fatin e do bëjë histori. Kristian Shkreli, kapiteni që do udhëheqi KF Murlanin!”/SHKODRA-SPORT.COM/