Robert Levandovski ka qenë fokusi kryesor për tifozët e Bajernit që kur titulli u vulos në shtëpi kundër Borusias së Dortmundit. Situata është bërë edhe më e ndërlikuar pas largimit të Erling Halandit nga verdhezinjtë. Çfarë do të bëjnë tani bavarezët?

Zëvendësuesi më i mundshëm për momentin duket të jetë ai i Sebastian Haler ose Sasha Kalajdzic, dhe Erik-Çupo-Moting ose Serge Gnabri, këta dy të fundit janë pjesë e skuadrës.

Asnjë nga këta nuk do të shënonte realisht një numër golash mjaftueshëm afër Robert Levandovskit, pavarësisht nëse ata janë pika qendrore e skuadrës apo jo.

Është madje e mundur që Julian Nagelsman do të preferonte Tomas Mylerin përpara dhe Jamal Musialën në hije vetëm pas, duke imituar sistemin e tij hibrid në Lajpcig.

Pini Zahavi, Robert Levandovski dhe drejtori sportiv Hasan Salihamixhiç kanë qenë të gjithë të qartë në deklaratat e tyre: Sulmuesi polak nuk do ta zgjasë kontratën përtej vitit 2023 nëse nuk ndodh ndonjë mrekulli.

Edhe pse Bajerni tentoi në fund gjithçka për të nënshkruar me Halandin, në fund mbeti pa gjë.

Në merkaton e verës, Leva mund të largohet, por vetëm për shifrën e 40 milionë eurove dhe më të lartë. Sasha Kalajdziç do të kushtonte rreth 20 milionë euro dhe Marko Nepe tashmë ka zhvilluar bisedime me lojtarin, megjithëse edhe Borusia është shumë e interesuar, madje edhe pse në skuadër ka lojtarë si Malen, Adejemi dhe Moukoko.

Në skenarin që asnjë klub nuk parashtron një ofertë prej 40 milionë eurosh ose më shumë, Bajerni do ta mbante Levandovskin. Një nga situatat më të rrezikshme në një klub futbolli është të mbash një lojtar që nuk dëshiron të jetë atje.

Një performancë e ndenjur dhe mosgatishmëri për të luftuar për fanellën do të zvarritet në pjesën tjetër të dhomës së zhveshjes.