Një tifoz mund të bëjë pothuajse gjithçka për skuadrën e tij por në Islandë shkojnë edhe më tej. Gudmundur Eggert Oskarsson, tifoz i çmendur i skuadrës Breidablik Kópavogur, kampionia aktuale e vendit, i ka lënë në trashëgimi 1.3 milionë euro klubit të zemrës.
87-vjeçari, përpara vdekjes, e shkruajti të zezën mbi të bardhë se paratë në llogarinë e tij bankare duhej të shkonin për skuadrën të cilën e ka mbështetur që në fëmijëri. Ai zotëronte teserën e tifozit ultras që prej 3 dekadash.
Breidablik që në vitin 2022 fitoi titullin e dytë të historisë, njoftoi se shuma nuk do të shfrytëzohet për merkaton por për projektet afatgjata të rritjes së vazhdueshme të klubit.
Ky pra eshte tifozi, ai qe me zemer dhe gjithçka eshte gjithmone prane skuadres se tij, per te cilen ka lene me testament edhe te gjithe pasurine e tij.