Dinamo luan nesër përballë Partizanit ndeshjen e kthimit, të vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Përballja e parë mes skuadrave ka përfunduar në barazim 1-1 dhe gjithçka është e hapur.

Në prag të kësaj sfide ka folur kapiteni i Dinamos, Agim Ibraimi. Mesfushori tha se kjo ndeshje është për finale.

Trajneri i ri Devolli

“Fillimisht falenderojmë profesor Shkëmbin për kontributin që ka dhënë dhe për përkrahjen që na ka dhënë gjithë skuadrës, po ashtu t’i urojmë profesor Devollitsuksese dhe shpresojmë që nesër t’ja dhurojmë një debutim të suksesshëm me kalimin e vendit.”

Rezultatet

“Në skuadër disi kemi qenë si të palidhur në fushë, dëmtimet, lojtarët kanë qenë të sëmurë, por megjithatë me ardhjen e profesorit tani mendoj se strategjitë janë aty dhe nesër duhet vetëm t’i demonstrojmë detyrat që na jep.”

Gjendja e skuadrës

“Kemi biseduar me futbollistët, veçanërisht me ata me më shumë përvojë që kanë barrë më të madhe. Jo vetëm në këtë skuadër, por edhe në skuadra të tjera ku kam qenë kapiten besoj se ekipi duhet të reagojë kur është në vështirësi.”

Ndeshja ndaj Partizanit

“Të jem isinqertë nesër jemi për një finale, ashtu si edhe ata dhe besojse duhet të japim më të mirën dhe të jemi ashtu si tha edhe profesori më agresiv, pra nuk ka të bëjë renditja në këtë.”

Rëndësia e Kupës

“Jemi të fokusuar në maksimum për këtë, megjithatë nuk duhet të anashkalojmë kampionatin, por duke ditur se është ndeshja kthyese me Partiznanin do duhet të japim maksimumin, pasi Dinamo me historikun dhe trofetë që ka mendoj se duhet të jetë fituese e Kupës.”/PANORAMA-SPORT/