Si pasojë e ndërprerjes së ndeshjes Vllaznia-Shiroki Brijeg së një jave më parë ku tifozët shkodranë festuan me fishekzjarrë dhe flakadanë nga ku arbitri ndërpreu për disa minuta takimin, klubi shkodran gjobitet me shumën e 10,700 euro.

“Panorama Sport” ka mësuar se dje në Komisionin e Disiplinës në UEFA klubi shkodran është gjobitur me shumën e majme pas shpërthimit në festë të tifozerisë kuqeblu pas golit të realizuar.

Te Vllaznia duken te kenaqur me kete vendim sepse prisnin ndoshta edhe me shume, pse jo edhe luajtjen e ndeshjes se rradhes pa tifoze. Por nga ana tjeter, klubi shkodran u ka kujtuar edhe njehere tifozeve te tij se kjo gjobe eshte pikerisht prej sjelljes se tyre jokorrekte.

Veprime te tilla te ndaluara nga UEFA padyshim qe duhet te mosperseriten, sepse mbi te gjitha ajo qe e peson eshte skuadra dhe klubi.

Sfida Vllaznia-Shiroki Brijeg përfundoi me rezultatin 3-0 nga ku skuadra shkodrane u kualifikua për më tej dhe në orën 19:00 do të luajë në turin e dytë të Ligës së Konferencës ndaj AEL Limasol në transfertë.