Në fund të ndeshjes me Tiranën, foli trajneri i Besës, Gugash Magani.

Ish-trajneri i bardhebluve aktualisht drejtuesi në stolin e Besës, pranoi se sfida e së shtunës ishte më shumë se një miqësore.

“Ishte një ndeshje e bukur. Për ne është luks të luajmë me Tiranën. Në 20 minutat e para patëm disa shanse të mira.

Edhe më tej, me gjithë dominimin si epërsi territoriale të Tiranës për arsye që vetëkuptohen, ne u përpoqëm të ruanim ekuilibrin, por edhe me ritmin që na imponuan bardheblutë.

E them hapur se Besa ime është një skuadër e mbushur me lojtarë të rinj, por që kam bindjen e palëkundur se kështu si po luajnë premtojnë shumë për të ardhmen”, tha ai.