Reali i Madridit do të luajë mbrëmjen e nesërme një sfidë shumë të vështirë ndaj Getafes në transfertë.

Zidan ka dalë në konferencën e zakonshme përshtyp dhe ka analizuar skuadrën e tij. Gazetarët nga ana e tyre nuk mund të mos e ngacmonin francezin, për sezonin e shkëlqyer që po bën Barcelona, e cila po shkon për tripletën. Gjithashtu ky do të jetë titulli i 26-të për katalanasit, që kanë 7 tituj më pak se madrilenët.

Këtu Zidani ka humbur ftohtësinë e tij dhe ka folur disi me tifozllëk.

“Ne kemi 33 kampionate. Barcelona sa ka? Janë duke bërë një sezon shumë të mirë dhe këtë jemi detyruar ta pranojmë, por nëse doni të flasim për shifra, Reali ka më shumë kampionate.

Nuk e them të mbrojë skuadrën time. Por sepse më thoni që Barcelona po bën shumë mirë vitet e fundit. Shumë mirë, sa tituj kanë?”, ka thënë Zidani.