Kalendari i ndeshjeve të javës së 21-të të kategorisë së dytë ka dhuruar supersfidën Veleçiku- Vora.

Dy skuadrat më të mira të grupit A, do të përballen me njëra- tjetrën të dielën në orën 16.00 në fushën e kompleksit sportiv të vëllezërve “Duli”.

Padyshim që është një ndeshje që pritet me shumë interes nga sportdashësit dhe tifozës e Malësisë së Madhe.

Skuadra e tyre ka bërë mirë gjatë këtij sezoni dhe vetëm ndonjë gabimi të vogël apo dhe ndonjë ndëshkimi të pamerituar nga ana e arbitrave, ajo ndodhet aktualisht në vendin e dytë në renditje.

Në të parin është Vora me 6 pikë më shumë. Në rast fitoreje të Veleçikut ditën e dielë diferenca në mes këtyre dy ekipeve do të ngushtohej në 3 pikë dhe kjo do t’i mbante me shpresë koplikasit deri në fund.

Drejtuesit e klubit po marrin të gjitha masat që ndeshja të zhvillohet brenda rregullave të fair- play.

Kjo ngaqë në ndeshjen e fazës së parë në Vorë, ndaj futbollistëve të Veleçikut por edhe tifozëve të kësaj skuadre është ushtruar dhunë.

Ata duan që kjo të mos përsëritet dhe prandaj gjatë gjithë kësaj jave po bëjnë thirrje për mbështetje të skuadrës por brenda të gjitha rregullave.
© shkodrasport.com