HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENë pritje të Vllaznisë, Herald Marku shijon edhe pak ditë pushime

Në pritje të Vllaznisë, Herald Marku shijon edhe pak ditë pushime

Ka mbyllur nje sezon me nje supergol ne ndeshjen vendimtare ndaj Beselidhjes dhe ne fakt jo vetem ai gol, por edhe paraqitjet e tij te mira ne disa ndeshje te fundit te kampionatit, kane bere qe drejtuesit e Vllaznise te mendojne per t’i ofruar rinovimin.

E kemi fjalen per futbollistin me origjine nga Shkodra Herald Marku. Gjate pjeses me te madhe te sezonit ka luajtur si mbrojtes i majte dhe ndonese eshte munduar te jape gjithnje me te miren, nuk ia ka dale ashtu si duhet.

Ardhja e trajnerit Dedja ka bere qe gjithçka te ndryshoje. Ai e ka kaluar ne mesfushe dhe ketu 24 vjeçari ka treguar vlerat e tij me te mira duke qene protagonist herepashere edhe me goditjet e tij te forta me te majten.

Drejtuesit e klubit mesohet se kane nder mend t’i ofrojne rinovim dhe po ashtu edhe vete lojtari ka deshire te vazhdoje te luaje ne “Loro Boriçi”, megjithate pritet hedhja e firmes per te zyrtarizuar gjithçka.

Deri sa te ndodhe kjo, Marku duket se po shijon edhe pak dite pushimi dhe kete e tregon teksa poston ne rrjetet sociale nje foto teksa eshte duke u lare. Megjithate pushimet do t’i zgjasin edhe shume pak sepse e pret pastaj nje pune e veshtire gjate fazes pergatitore dhe Heraldi eshte i vetedijshem per kete gje.
www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments