Kategoria Superiore sot zhvillon dy ndeshjet e para të javës së 13-të në dy orare të ndryshme, Kastrioti-Egnatia dhe Vllaznia-Skënderbeu.

“Panorama Sport” ka zbuluar ekskluzivisht arbitrat që do të vendosin drejtësi në sfidat e sotme.

Në ndeshjen e orës 13:45, në stadiumin e qytetit të Kamzës mes Kastriotit dhe Egnatias, kryesor do të jetë arbitri i FIFA-s, Juxhin Xhaja, i cili do të mbeshtetet nga asistentët Devis Korreshi dhe Mehmet Bega.

Arbitër i katërt pritet të jetë Laver Alla. Në VAR do të jetë Andi Koçi, ndërsa në AVAR, Arbër Zalla.

Në ndeshjen Vllaznia-Skënderbeu, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, në orën 16:45, arbitër kryesor do të jetë Erjon Bastari, i mbështetur nga asistentët Rejdi Avdo dhe Herald Lisaku. Arbitër i katërt pritet të jetë Orlando Kuka.

Në VAR do të jetë Kridens Meta, ndërsa në AVAR, Dojando Myftari.

ARBITRAT E NDESHJEVE TË SOTME NË KATEGORINË SUPERIORE –

KASTRIOTI – EGNATIA

Arbitër kryesor – Juxhin Xhaja (Tiranë)

Asistent i parë – Devis Korreshi (Lushnje)

Asistent i dytë – Mehmet Bega (Shkodër)

Arbitër i katërt – Laver Alla (Lushnje)

VAR – Andi Koçi (Tiranë)

AVAR – Arbër Zalla (Tiranë)

VLLAZNIA – SKËNDERBEU

Arbitër kryesor – Erjon Bastari (Tiranë)

Asistent i parë – Rejdi Avdo (Tiranë)

Asistent i dytë – Herald Lisaku (Durrës)

Arbitër i katërt – Orlando Kuka (Tiranë)

VAR – Kridens Meta (Tiranë)

AVAR – Dojando Myftari (Tiranë)