Xhaluixhi Donaruma është shpallur kampion në Francë me skuadrën e Parisit, menjëherë pas këtij suksesi ish-portieri i Milanit, i pyetur nga gazetarët ka dhënë mendimin e tij lidhur me garën për titull në Serinë A.

Italiani ka theksuar se dëshiron që Milani të shpallet kampion në këtë sezon duke shfaqur hapur dëshirën e tij për suksesin e kuqezinjve.

23-vjeçari ka folur dhe për raportin me ish-shokët e skuadrës duke treguar se ka komunikim të shpeshtë me ta dhe nuk i ka harruar. Ai ka folur gjithashtu me superlativa kur është pyetur për Leo Mesin.

“Do të doja Milanin si kampione. Shpresoj që titullin ta fitojnë ata.

Dëgjohem shpesh me shokët e skuadrës, nuk i kam harruar.

Uroj që ky të jetë sezoni i tyre.

Lojtari më i mirë në botë? Ai vazhdon të jetë Leo Mesi.”, u shpreh Donaruma.