“Sot jam këtu për t’ju treguar historinë time. Ka ardhur dita për t’i thënë lamtumirë futbollit një profesion që më ka dhënë shumë dhe ndihem i privilegjuar që e kam jetuar, me momentet e tij të mira dhe jo aq të mira”.

Kështu Gonzalo Higuain njoftoi tërheqjen e tij nga futbolli.

“Pipita” do t’i thotë zyrtarisht “mjaft” futbollit të luajtur në fund të kontratës së tij me Inter Miami e cila skadon më 31 dhjetor 2022.

Ish-sulmuesi i Napolit ka komunikuar vendimin e tij dhe më pas ka shpërthyer në lot, teksa bashkëlojtarët e tij kanë dashur ta ngushëllojnë sulmuesin, i cili ka marrë një vendim shumë të vështirë për karrierën e tij futbollistike.