Ju kujtohet Kreshnik Qato? U bë heroi i shqiptarëve, sportisti i madh, kampion i madh, kampion boteror ne boks, ne boksin e ringut boteror mr fame ne Shqioeri, por ne realitet ne ringun e rrugicave te Londres atje ku bokdonte zhvilloj dhe kampionati i hedhjes se shurres…

Por boksi eshte nje nder sportet qe ka shume kampione. Kjo per shkak te peshave te ndryshme, federatave, agjensive, titujve dhe kontratave te ndryshme.
Mirepo edhe ne boks ka njefare rregulli. Jane kater federata boterore: WBA, WBC, WBO dhe IBF.

Kam nje pyrje te thjeshte per cilin titull lufton Florian Marku? Ke sfidon ai?

Ne fakt dihet Florian Marku i perket kategorise ‘welterweight’, nje kategori qe ka njohur legjenda si Manny Pacquiao apo Floyd Mayweather. Por Aktualisht kampion i unifikuar ne tri federata per kete peshe eshte Errol Spence Jr., perveç federates WBO ku kampion eshte Terence Crawford.

A duhet te sfidonte njerin ptej ketyre apo te 10 sportisteve boksier te renditur ne listen e me te miteve??? Atehere pse Floriani nuk ndeshet per titullin boteror??? Çfarë titulli është? Pra, nese nuk ndeshet per titullin boteror, per çfare titulli ndeshet sonte? Te pakzen gazetaret profesionistë te na thone dhe mos te behen pjese e nje prooagande bajate.

Florian Marku na ka treguar ne vitet e fundit se eshte shume i zoti te fitoje ndeshje me boksiere qe nuk jane as ne top-10 e peshes se vet, te cilat i mbeshtjell me nje marketing patriotik duke ngritur peshe zemrat e shqipeve. Kontrata private pa shume lidhje me federatat. Mirepo shqiptaret nuk jane sot aq te etur per pak fame nderkombetare dhe te paditur.

Besoj e mbani mend kampionin europian legjende Luan Krasniqnin? Harruat që kemi pasur Luan Krasniqin qe ndeshej me Klitchko. Per mos te folur per sporte te tjera si mundja apo peshengritja ku kemi marre medalje apo kampionen, heroinen, mbretereshen e sportit te atketikrs Luiza Gega.

Atehere per çfare gjithe kjo gjurulldi? Nuk e di por me fuket kopje e stilit te marketingut te Connor McGregor (ose Dana White). Bej zhurme, ulerit, bej gjeste me kembe e me duar qe te rritet vemendja per disa ndeshje te merzitshme me rezultat te fiksuar. Futi pak patriotizem, pastaj perdoru nga politika dhe gazetarët e pakropomistë.

A te vazhdohet me teorine se ai nuk e njihte shqiptarin, jo po i tregova shqiptarine, jo po kenget e Nojzit dhe shqiponja te gjoksi. Mbush ‘Air Albania’ dhe bej para te lehta me reklamen e nje ndeshjeje stervitore.

Nese Floriani do admirimin dhe respektin e shqiptareve te organizoje meçe te verteta me kampione, fjala vjen me Canelo Alvarez qe eshte 4 kg me i rende dhe 1 cm me i shkurter se ai. Deri atehere, te vazhdoje te beje gjoja sikur bokson ne garazhin e shtepise.

Te gjitha ndeshjet e kaluara te Florian Markut jane organizuar nga ‘Boxxer’, qe eshte nje kompani private, e cila i shet ndeshje ‘Sky Sports’. Që nga tetori 2021, Marku renditet si i treti më i mirë në botë për peshën super të mesme nga BoxRec dhe i katërti nga revista ‘The Ring’.

Marku bëri debutimin e tij profesional më 1 dhjetor 2018, duke shënuar një fitore në raundin e parë me nokaut teknik (TKO) kundër Nikola Janicievic në ‘Beste Event Halle’ të Ulm, Gjermani. Në nëntor 2020, pasi përpiloi një rekord prej 7–0 (5 KO), ai nënshkroi një kontratë promovuese me ‘Eddie Hearn’s Matchroom Sport’. Muajin pasues, Marku u përball me Jamie Stewart në ‘The SSE Arena’ të Londrës. Ndeshja shërbeu si pjesë e ndeshjes për Anthony Joshua kundër Kubrat Pulev dhe u transmetua drejtpërdrejt në ‘Sky Sports Box Office’.

Ne një duel ku Marku e hodhi kundërshtarin e tij në kanavacë me një grusht në trup në raundin e dytë, rezultati u shpall në mënyrë të diskutueshme si barazim, me gjyqtarin Marcus McDonnell që shënoi ndeshjen 76–76. Marku u kthye në ‘The SSE Arena’ për duelin e tij të radhës, duke u përballur me Rylan Charlton më 20 shkurt 2021. Marku ishte planifikuar të sfidonte kampionin ndërkombëtar të IBF në peshën e lehtë, Maxim Prodan, më 7 gusht 2021 si pjesë e kampit luftarak të Matchroom, por dueli u shty, kur Marku pësoi një dëmtim. Më 25 gusht u njoftua se ndeshja do të zhvillohej më 25 shtator në stadiumin e Tottenham Hotspur, në ndeshjen e Anthony Joshua kundër Oleksandr Usyk, të cilën e fitoi me vendim të ndarë pas 10 raundeve kundër Maxim Prodan.

Ja çfare thote per kete duel faqja zyrtare e WBC, per titullin e se ciles duelon sonte Marku: ‘Luftetari shqiptar i peshave te lehta, i promovuar nga ‘Boxxer’, Florian Marku (11-0-1, 7 KO), e ka rritur karrieren e tij në boks ne Mbreterine e Bashkuar, duke u bere si sfidanti kryesor per kampion bote. Marku kthehet ne shtepi per t’u perballur me meksikanin Miguel Parra Ramírez (21-2-1, 14 KO) ne stadiumin ‘Air Albania’ ne Tirane, Shqiperi, me titullin e argjendte te ‘World Boxing Council Silver Welterweight’ mbi supe’.

Lus Zotin ta kem unë gabim, por punë e madhe e ku mundemi të rrimë pa një “sude”.