Prof.dr. Xhevdet Zekaj

Sylvinho, nuk je vonë t’i hedhësh një sy objektiv edhe Zejnullait, mesfushorit të Egnatias. Ky lojtar ka kohë që është gati për kombëtaren.

Natyrisht, kjo nuk është ekstazë as e Real Madridit, as e analistit polivalent televiziv, as e Colella, trajnerit të madh që do të mbahet mend për dorëheqjet nga Apolonia dhe një titull të vjedhur Tiranës.

Ky është një sugjerim, duke parë nga afër stërvitjen e përditshme të Zejnullai, sjelljen prej profesionisti të vërtetë. Zejnullai është një futbollist aq elegant, po sa i ashpër dhe teknik. është bashkëpunues, spikat me pasin e shkurtër dhe të gjatë, driblimin dhe fundoren. E godet portën symbyllurazi nga të gjitha pozicionet, brenda dhe jashtë zonës së 16-metërshit. E ka treguar me fanellën e Egnatias se është një super lojtar për Superioren. Atëherë, pse nuk e meritoka një shans nga kombëtarja.

Natyrisht, nuk është i lehtë ky kapërcim. Për të luajtur në kombëtare duhet të shkosh e të luash jashtë.

Unë nuk e di sa lojtarë në Superiore mund të kenë përshkuar mesatarisht 12.5 km për ndeshje. Ky është Zejnullai, për disa i padukshëm, por me statistika i paarritshëm nga të tjerët.
Sot vrapoi 12.8 km, mesatare europiane. Shënoi gol, super gol.

Ai gjendet kurdoherë në kohën dhe vendin e duhur, një profesionist i vërtetë në sjellje me shokët e skuadrës, trajnerin, stafin, tifozët. Kur flasim për Zejnullai kemi parasysh një talent të padiskutiueshëm, me të ardhmen përpara. Pra, duhet provuar, i duhet dhënë një shans në grumbullimet me kuqezinjtë.
Po, po. Zejnullai është në kohë për t’u provuar nga Sylvinho.

Shikoji ndeshjet e Egnatias, shikoje lojën e këtij mesfushori që mund të të bëjë shumë punë.

Besoj se do të të pëlqejë edhe Arbentit Xhemalaj, gati për të luajtur me kombëtaren e Kosovës.

Edhe Sebastian Spahiu duhet mbajtur nën vëzhgim nga stafi i kombëtares kuqezi. Një alternativë shumë e mirë për Asanin, driblues trullosës për kundërshtarin, që godet fort me të majtën dhe të djathtën.

Tek Egnatia ke edhe Fangajn, një version modern i Andi Lilës. Spikat me shpirtin e garës, shumë luftarak gjatë lojës, mbulon jo vetëm një rol në fushë.

Po ju përmend edhe një emër tjetër, madje ju them ta shënoni me të kuqe…, Rezart Rama. Mbrojtës i krahut të djathtë që ka luajtur me OIimpiakos, i saktë dhe i përpiktë në realizminin e detyrave sa herë hidhet në fushë. Kjo është Egnatia, duan apo nuk duan të tjerët, sidomos analistët polivalentë… Mendojmë se portieri Sherri e përfaqëson denjësisht Egnatian me fanellën kuqezi, ku është ngjitur në hierarki, por edhe emrat që përmendëm më lart e meritojnë një mundësi.
Sylvinho, ktheji sytë edhe nga Superiorja, kthejni sytë edhe nga kryesuesit e gjithë këtij kampionati.

Nuk po themi t’i kesh në sy për finalet e “Euro 2024”, por pas tij, në miqësoret që natyrshëm do të të rezervohen në funksion të kompeticioneve të tjera ndërkombëtare.Zejnullai më thoni çduhet të bëjë më tepër se kaq përtë qenë në kombëtare.