HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PAREPamje të shëmtuara në Korçë. Lojtarët përplasen me tifozët, goditet edhe anësori

Pamje të shëmtuara në Korçë. Lojtarët përplasen me tifozët, goditet edhe anësori

Rikthehet dhu.na në futbollin shqiptar. Një gol në sekondat e fundit të ndeshjes Maliqi-Vora, ndikoi që situata të dalë jashtë kontrollit në aneksin e stadiumit “Skënderbeu”.

Golin e fitores e shënoi Maliqi në minutën e 90+7 me anë të Isufit, ndërsa në këtë moment lojtarët mikë u tradhtuan nga nervat duke iu vërsulur gjyqtarit anësor Rexhep Muzhqi, duke e shtyrë dhe goditur duke pretenduar se goli ishte në pozicion të parregullt.

Të tërbuar nga kjo situatë, futbollistët e Vorës, janë përballur me 4 tifozë të Maliqit, ndërsa situata ka dalë jashtë kontrollit. Forcat e sigurisë duhej të ndërhynin.Disa nga futbollistët e Vorës ndodheshin jashtë rrethimit të brendshëm të aneksit, duke shkëmbyer grushte dhe shkelma me 4 tifozët e Maliqit.

Pjesa tjetër e vorakëve, tentuan të kalonin hekurat, duke krijuar një situatë shumë të shëmtuar që nuk është e përshtatshme për ndeshje futbolli.

Pas rreth 5 minutash situata është marrë nën kontroll nga policia, ndërsa miqtë nga Vora, kanë mbetur të bllokuar për minuta në aneksin e stadiumit “Skënderbeu”, ku kanë lëvizur të lirë në momentin që zona u bashatis.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments