Vllaznia e volejbollit te femrave ka bere nje paraqitje dinjitoze ne ndeshjen gjysmefinale te Kupes se Shqiperise, megjithate nuk ia ka dale dot te shkoje ne finale te ketij kompeticioni.

Ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne sallen sportive “Fahrije Hoti” te kryeqytetit, vajzat shkodrane jane perballuar me Tiranen, ekip ky qe kryeson grupin B ne kampionat.

Takimi ka nisur ne menyren e duhur per Vllaznine e cila ka arritur ta fitoje setin e pare me rezultatin 28=26, nderkohe qe ne te dytin nuk ben mire dhe si rrjedhoje e ka humbur ate ne shifrat 25-12 duke barazuar numrin e tyre.

Seti i trete nderkohe shoqerohet me nje rivalitet te madh dhe kjo duket qarte ne barazimin disa here te rezultatit, i fundit ne 19-19 por vetem kaq sepse me pas eshte Tirana qe tregohet me e sakte duke e fituar edhe kete set 25-21.

Nderkohe edhe ne te pestin jane vajzat bardheblu qe luajne me mire dhe fitojne serish, kete here 25-19 dhe ne kete menyre ne finale ka shkuar Tirana e cila fitoi 3-1.

Pavaresisht eliminimit, paraqitja e ekipit shkodran eshte per t’u vleresuar duke treguar rritje nga ndeshja ne ndeshje dhe me siguri qe edhe ne kampionat do te jete nje nga ekipet me te mira te tij./SHKODRA-SPORT.COM/