Partizani do të luajë përballë Vllaznisë të hënën e 6 nëntorit. Ndeshja do të luhet në kuadër të javës së 12-të të Superiores duke filluar nga ora 18:00, në stadiumin “Arena e Demave”.

3 ditë përpara kësaj sfide, klubi i Partizanit ka publikuar çmimet e biletave. Çmimet variojnë nga 300 lekë më e lira, e deri tek tribuna VIP, bileta e të cilit kushton 3000 lekë.

Në këtë sfidë, Vllaznia dëshiron 3 pikët e para me Qatip Osmanin në pankinë, ndërsa Partizani së bashku me Arbër Abilaliajn kërkojnë vazhdiminin e ecurisë pozitive.

Se çfare do te prodhoje fusha e lojes, kjo mbetet per t’u pare mbremjen e se henes dhe si rrjedhoje gjithçka mbetet e hapur, por shanset me te medha per fitore sigurisht qe i ka Partizani i cili po kalon momente me te mira.