I pari që “do të kalojë kufirin” do jetë Brendon Krepi që shumë shpejt do të kalojë një përvojë tek Akademia e Barcelonës, por nga Akademia “Shkodra 2006” bëhet e ditur se shumë shpejt se një tjetër futbollist i saj do të provohet në një Akademi tjetër të njohur europiane.

Bëhet fjalë për një lojtar të talentuar- Gjergj Shabin, i datëlindjes 23 korrik 2010.Lajmi bëhet i ditur nga vetë Akademia shkodrane përmes faqes së saj zyrtare, në të cilën thuhet:

“Akademia Shkodra 2006 ne bashkpunim me menaxhere te klubeve elite mundeson qe futbollistet e saj te prespektives te lejohen te marrin eksperienca ne klube Elite. Sot u be zyrtare per njerin nga futbollistet tone Brendon Krepi, futbollist i ditelindjes 2009 qe aktivizohet me U-11.

Ne ditet ne vijim do bejme zyrtare dhe nje tjeter sportist te Akademise tone. Behet fjale perGjergj Shabi i cili eshte lojtari me i mire i ditelindjes 2010. Gjithashtu theksojme se keto sportiste jane te vegjel dhe kan nevoje per shume pune dhe disipline, sepse te gjithe jane ne vezhgim nga bashkepunetoret tone profesioniste te klubeve Elite.

Te gjithe keto zyrtarizime, evidentime te cilesive te ketyre individeve realizohen nga ndjekes “skaut” te klubeve europiane ku veren qe kaloi ishin “live” prezent tek Akademia jone, te cilet edhe nepermjet CD vezhgojne ecurine e sportisteve”.
© shkodrasport.com

Ne foto futbollisti i ekipit “Shkodra 2006” Gjergj Shabi