Siç kemi bërë të ditur, ditën e premte në stadiumin “Loro Boriçi” do të zhvillohet kupa “100 vjet atletikë Vllaznia”, e organizuar nga Bashkia Shkodër dhe Sportlub Vllaznia, në bashkëpunim edhe me Federatën Shqiptare të Atletikës.

Në të do të marrin pjesë atletët më të mirë të Shqipërisë dhe jo vetëm. Pritet që në gara të ketë shumë rivalitet dhe madje edhe pretendojnë rezultate të larta sportive.

Të paktën nga sa është bërë e ditur, atleti shkodran Franko Burraj do të tentojë të thyejë rekordin kombëtar të garës së 200 metrave. Pasi e ka bërë këtë gjë me rekordin e 400 m, ai tashmë do të tentojë edhe me këtë rekordin tjetër.

Interesant është fakti që rekordi i kësaj gare mbahet nga një tjetër shkodran, pikërisht i mirënjohuri Oltion Luli me kohën 21″59 dhe është vendosur më 30.05.1998 në Luksemburg.

Burraj ka kohë që përgatitet për këtë gjë bashkë me trajnerin e tij Bruno Rrotani dhe dëshira është e madhe që rekordin ta thyejnë para sportdashësve shkodranë.
© shkodrasport.com