Me ndeshjet e sotme te javes se fundit te kampionatit te kategorise se pare, kane filluar te percaktohen edhe te gjitha verdiktet e futbollit shqiptar.

Veleçiku-Shkumbini do të jetë “finalja” e parë e “play-out”-it nga ku do të mësohet skuadra që do të vitin tjetër do të luaj në Kategorinë e Parë dhe ajo që do të luaj në të Dytën.

Veleçiku u rendit i dyti në Kategorinë e Dytë Grupi A, ndërsa Shkumbini zuri vendin e parafundit, në Kategorinë e Parë, Grupi B.

Këto 2 skuadra do të ndeshen njëri me tjetrin ditën e premte në orën 16:00 në “Selman Stërmasi”.

Ndërkohë Vllaznia B do të mësojë nesër kundërshtarin që do të dalë nga sfida Orikumi-Albpetroli.

E premte, 18 maj 2018/ Veleçiku-Shkumbini ora 16:30

Padyshim qe skuadra koplikase eshte fokusuar prej kohesh tek kjo ndeshje dhe objektivi eshte per te fituar dhe per t’u ngjitur nje kategori me lart.

Ecuria e Veleçikut gjate gjithe kampionatit ka qene shume e mire dhe trajneri Duli beson tek skuadra e tij per arritjen e ketij suksesi.