Aventura e Lionel Messi me PSG nuk po shkon sipas pritshmërive të tifozëve francezë ndërsa ylli argjentinas nuk ka vazhdimësi në lidhje me golat (tetë gola të shënuar në kampionat), ndërsa penalltia e humbur ndaj Real Madrid në Champions League la një shije edhe më të hidhur.

Rreth eksperiencës së Messit me fanellën e parisienëve ka folur ish-mesfushori i kombëtares së Francës, Emanuel Petit i cili shprehet se i vjen keq për “pleshtin” ndërsa shton se ai është dëshmitar se tashmë një yll i ri ka lindur, duke iu referuar Kylian Mbappe.

“Ndjej një keqardhje për Messin kur e shoh në fushë, ne të gjithë duam që ai të ketë sukses dhe të marrë përdore skuadrën ashtu sië bënte me Barcelonën.

Unë nuk dua të vendos Messin kundër Mbappe, por për shtatë muaj kemi qenë dëshmitar të “vdekjes” së një mbreti dhe lindjes së një tjetri”, u shpreh Petit.