Pingpongistët e Vllaznisë kanë mbyllur një vit të suksesshëm duke arritur rezultate pozitive në garat e Kampionatit Kombëtar, por edhe ato ndërkombëtare të zhvilluara në Kosovë dhe Podgoricë të Malit të Zi.

Falë punës me trajnerin Sokol Tirana, kjo pingpongiste- Anamaria Dabërdaku arriti që në Turneun Ndërkombëtar të Podgoricës, ku meritoi medaljen e bronztë.

Sipas trajnerit ne nje prononcim te dhene per RTSH Shkodra, kemi te bejme me nje sportiste te talentuar e cila premton shume per te ardhmen dhe nese vijon te punoje ne kete menyre, me siguri qe sukseset nuk do te mungojne as ne te ardhmen, madje edhe me grupmoshat e tjera.

Vetë talentja Anamaria Dabërdaku, e cila e ushtron kete sport prej nje viti, po njeh sukseset e para teksa gjate vitiit 2023 eshte shpallur kampione e Shqipërisë per grupmoshen U9 dhe njekohesisht eshte dhe medaliste e turneut të Podgoricës.

Sporti i pingpongut ka filluar te korre sukseset e para ne Shkoder dhe kjo fale ndertimit te palestres se re, qe eshte shoqeruar me rregjistrimin e nje numri te konsiderueshem vajzash dhe djemsh te cilet premtojne shume per te ardhmen.