Andrea Pirlo këmbënguli që rekrutimi i ri i Barcelonës, Philippe Coutinho, vlen 160 milionë euro, duke theksuar blerjen e madhe të Liverpool, mbrojtësi Virgil van Dijk. Ylli brazilian u paraqit si lojtar i Barcelonës të dielën, pas transferimit nga “Anfield”. Habia më e madhe ka ardhur nga tarifa e paguar për Coutinhon. Ai u bashkua me Liverpool në vitin 2013, por ish-lojtari i Italisë, Milanit dhe Juventusit, Pirlo, tha se çmimi është i justifikuar, pasi “Reds” kaluan parashikimet me blerjen prej 80 milionë €, për ta marrë holandezin e çmuar nga Southampton, këtë muaj.

“Flitet për shumë çmime të çmendura, por çmimi i Coutinho është në përputhje me shifrat e sotme, – tha Pirlo për “Sky Sport Italia”. – Nëse Van Dijk është me vlerë 80 milionë euro, atëherë ai kushton dyfish. Është kaq e thjeshtë dhe e drejtë”. Coutinho ka rënë dakord për një marrëveshje pesëvjeçare e gjysmë me skuadrën katalanase, pasi po përgatitet të luajë me treshen yjore: Lionel Messi, Luis Suarez dhe Ousmane Dembele, te Barcelona./telesport/