Fjoart Jonuzi është një nga lojtarët që po shkëlqen me fanelën e Vllaznisë per te dytin sezon me rradhe duke u bere pjese e rendesishme e tij.

Mesfushori kukësian ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shfaqet i lumtur dhe kthehet pas në kohë duke kujtuar kohën kur fituan Kupën e Shqipërisë.

Me trofeun në duar në stadiumin “Air Albania”, ai shkruan: “Kënaqësi që i rikthyem buzëqeshjen mbas 13 vitesh një qyteti që e dashuron futbollin”.

25-vjeçari është aktivizuar në 20 ndeshje në këtë sezon futbollistik ku ka arritur të realizojë edhe 2 gola.