Presidenti i Klubit te Futbollit Vllaznia Alban Xhaferi per dy dite me rradhe ka qene i pranishem ne mbledhjen e Asamblese se Pergjithshme te Klubeve Europiane (ECA), e cila u zhvilluar ne Stamboll te Turqise.
Atje, numri 1 i klubit shkodran qe eshte anetar me te drejta te plota i ketij organizimit shume te rendesishme, ka patur mundesi te takoje e te bisedoje me shume personalitete te klubeve te ndryshme te cilet jane edhe ato anetare te ECA.
Ka qene vete presidenti Xhaferi ka postuar nderkohe edhe foto te ndryshme nga zhvillimet e kesaj Asambleje dhe takimet me presidentin e PSG Nasser Al-Khelaifi, ish- portierin e njohur te Bajernit dhe Gjermanise Oliver Kahn etj.
“Asambleja e Përgjithshme e Klubeve Europiane (ECA )u mblodh në Stamboll. Klubi i futbollit Vllaznia është anëtare e associuar e kësaj organizate Europiane mjaft me vlerë të futbollit.
Personalitete të rëndësishme morën pjesë për të shprehur angazhimin e tyre në drejtim të mbështetjes se futbollit Evropian ku përfitues sigurisht mbetet edhe Klubi Futbollit Vllaznia në arritjen e standarteve me të larta”- shkruan presidenti Xhaferi./SHKODRA-SPORT.COM/