Në këtë javë, Shkodra U-17 arriti të merrte një fitore 2-1 në shtëpi përballë Laçit. Një nga protagonistët kryesorë të këtij ekipi është edhe portieri Endri Lujkaj, i cili në një intervistë për “Shkodra Sport” tregon më tepër rreth paraqitjeve të tij apo edhe të ardhmes.

Portieri i Shkodrës, Lujkaj, ndihet i kënaqur për sezonin e tij, teksa ka edhe një falënderim të veçantë për drejtuesin e kësaj akademie, Taip Piraniqin.

“Normal që, ndihem i kënaqur me paraqitjet e mia. Besoj se kam bërë një sezon pozitiv dhe profesor Taip Piraniqi më ka komplimentuar shpesh dhe e falënderoj shumë, që ka pasur besim tek unë, duke më dhënë edhe shiritin e kapitenit.

Tani në të ardhmen, të gjithë dëshirojmë që të veshim bluzën e Vllaznisë, por me mbështetjen e trajnerëve, mund të arrij edhe më shumë. Çdo gjë me kalimin e kohës, por pse jo të mos jem përsëri pjesë e ekipeve të Shkodrës”,-mbylli prononcimin e tij, portieri dhe njëherësh kapiteni i Shkodra U-17, Endri Lujkaj.
Maringlen ZHIVANI