Burreli ka arritur të marrë një fitore shumë të rëndësishme në javën e 5-të të Kategorisë së Parë. Matjanët triumfuan në shifrat e thella , 0-5 përballë Besëlidhjes brenda në Lezhë.

Një nga protagonistët e takimit ishte edhe mesfushori shkodran, Rigers Xhahysa. Në mënyrë ekskluzive për “Shkodra Sport” ai është shprehur:

”Jam i lumtur që shënova golin e parë të sezonit, ku edhe startova si titullar për herë të parë në këtë edicion. Mendoj se përveç performancës time individuale, që shpresoj të jetë akoma edhe më e mirë në vijim të kampionatit edhe skuadra bëri një lojë shumë të mirë.

Ekipi ka objektiva madhorë e patjetër këto fitore na ndihmojnë. Tashmë presim ndeshjen e rradhës, ku shpresoj të shënoj apo asistoj sërish”- deklaron Xhahysa.
Endri ÇINARI