Kategoria Superiore do të zhvillojë sot javën e nëntë. Duke nisur nga ora 13:45 në fushë do të zbresin tetë skuadra për katër duele. Tirana udhëton drejt Korçës, Kastrioti pret Kukësin dhe Teuta luan në “Loni Papuçiu” me Apoloninë.

Po në këtë orar, sytë do të jenë në Laç, aty ku vendasit luajnë me kryesuesit e Vllaznisë. Java e nëntë mbyllet në 16:45, me Partizanin që pret Bylisin në “Elbasan Arena”.

Pas tetë javëve të zhvilluara, renditjen e Superligës e kryeson Vllaznia me 19 pikë, ndjekur nga Kukësi me 16 të tilla. Në fund gjenden Skënderbeu dhe Apolonia me 5 pikë.

Java 9-të, e shtunë 19/12/2020

13:45

Kastrioti – Kukësi

Laçi – Vllaznia

Apolonia – Teuta

Skënderbeu – Tirana

16:45

Partizani – Bylis