Ledjo Pano, i biri i legjendës së futbollit Panajot Pano, mban rekordin ndërkombëtar të FIFA me 50 penallti të sakta në karrierë.

Ish-mesfushori që aktualisht është 52 vjeç njihet nga organizmat ndërkombëtarë si futbollisti që nuk ka gabuar asnjë nga 50 penalltitë e goditura në karrierën si profesionist.

Pano, pjesën më të madhe të karrierës së tij e zhvilloi në Greqi me Skoda Xanthi, Pas Giannina dhe Panelefsiniakos, teksa në Shqipëri ka luajtur me Partizanin dhe Luftëtarin.

Për Kombëtaren kuqezi, Ledjo Pano ka zhvilluar 9 ndeshje, duke shënuar një gol. Megjithate ky vleresim padyshim qe tregon me se miri vlerat e tij sepse shumekush mendoon qe eshte e lehte te shenosh nga pika e bardhe, por ne fakt nuk eshte ashtu.