Duke pritur të kuptojnë se si do të përfundojë sezoni i futbollit në Itali, shumë skuadra tashmë po mendojnë për vitin e ardhshëm. Një ndër to është dhe Milani. Kuqezinjtë, pas lamtumirës së Boban, duket se po përballen me një tjetër revolucion teknik.

Dhe ndër ndryshimet e tjera, mund të përfshijnë edhe atë që ka të bëjë me trajnerin. Stefano Pioli, i cili mori përsipër detyrën si trajner i Milanit pas shkarkimit të Marco Giampaolo, nuk duket se ka bindur shumë dhe mund të largohet në fund të sezonit.

Dëshira e Milanit, ambicioz për t’u rikthyer në nivele të larta sa më shpejt të jetë e mundur, mban emrin e Pep Guardiolës.

Një ardhje e mundshme në Milano e trajnerit aktual të Manchester Cityt, nuk është e pamundur, duke parë dhe zhvillimet te “Cityzens”, me dënimin nga kompeticionet europiane. Edhe kuotat, janë ulur ndjeshëm, me tashmë një koeficient 33.0 që Guardiola të marrë kreun kuqezi./abcnews.al