Abissnet Superiore” rikthehet me ndeshjet e javës së 13-të pas një pushimi të imponuar nga Kupa e Botës që po zhvillohet në Katar. Pesë sfidat e kësaj jave janë të ndara në dy ditë: të dielën dhe të hënën.

Të dielën në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit në orën 13:00 do të luhet ndeshja Bylis-Laçi, ndërsa po në orën 13:00 do të nisë edhe sfida Kukësi-Teuta që do të luhet në “Kukës Arena”.

Sfida e fundit e ditës është Erzeni-Partizani dhe do të luhet në stadiumin “Niko Dovana” duke filluar nga ora 15:45.

Të hënën ndeshja Tirana-Kastrioti do të luhet në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, kurse sfida Vllaznia-Egnatia do të luhet në “Loro Boriçi” në orën 16:30 dhe do të vijë për shikuesit në ekranin e Radio Televizionit Shqiptar.

JAVA 13

E diel, 11 dhjetor 2022

Bylis – Laçi ora 13:00

Stadiumi “Adush Muça”, Ballsh

Kukësi – Teuta Ora 13:00

Stadiumi “Kukës Arena”, Kukës

Erzeni – Partizani Ora 15:45

Stadiumi “Niko Dovana”, Durrës

E hënë, 12 dhjetor 2022

Vllaznia – Egnatia ora 16:30

Stadiumi “Loro Boriçi”, Shkodër

Tirana – Kastrioti ora 19:00

Stadiumi “Air Albania”, Tiranë