Cristiano Ronaldo ka thyer heshtjen e nisur pas eliminimit në Champions League kundër Ajax-it me rastin e titullit të tij të parë të fituar në Itali, i teti radhazi për Juventus-in.

Portugezi është bërë lojtari i parë në historinë e futbollit që ka fituar Premier League, La Liga dhe Serie A.

“Më vjen mirë që kam fituar edhe këtu, në vitin tim të parë. Jam i pari në histori, një rekord. Sezoni i ardhshëm do të jetë edhe më i mirë, jam shumë i kënaqur”, ka thënë CR7.

“Champions? Vetëm një skuadër mund të fitojë. A do të qëndroj? Me njëmijë për qind”./telesport/