Takimi i sotem ne “Loro Boriçi” ka qene testi i pare serioz per te. Emanuela Rrusta e ka kaluar me sukses ate. Arbitrja e FIFA-s ka gjykuar ne sfiden Vllaznia- Korabi dhe ka fituar respektin e te gjitheve.

Ajo ka dhene nje 11-metersh i cili nuk eshte kontestuar nga ana e dibraneve sepse vendimi i Rrustes ka qene mese i drejte pas pengimit ne zone te Bardulles.

Po ky lojtar gjate pjeses se pare ka kerkuar edhe nje tjeter 11-metersh sepse nje gjuajtje e tij ka pretenduar se eshte ndalur ne doren e nje mbrojtesi te Korabit, por elbasanasja nuk ka qene e ketij mendimi.

Ajo ka dhene edhe kartona per nderhyrje te renda dhe ne fakt ne asnje momente nuk eshte kontestuar. Megjithate duhet pranuar se ndeshja nuk ka patur ndonje rendesi te madhe per te dy ekipet dhe prandaj Emanuela e ka gjykuar pa asnje problem.

Sfida e pare si kryesore ne futbollin e meshkujve ka kaluar ne sukses kesisoj dhe me siguri qe Federata Shqiptare e Futbollit do t’i besoje edhe takime te tjera asaj.
© shkodrasport.com