Teuta vazhdon stërvitjet për rifillimin e Superligës në datën 3 qershor. Durrsakët do të luajnë sfidën e parë ndaj Laçit e kërkojnë që ta nisin me “këmbën e mbarë”. Rubin Hebaj është një nga afrimet e merkatos së janarit dhe klubi pret shumë nga ai. Në një intervistë për “RTSH Sport”, sulmuesi shkodran theksoi se nuk ndihet në presion dhe zbulon se mund të ndryshojë skuadër në merkaton e verës.

“Të them të drejtën ka qenë e vështirë pasi nuk ishim mësuar të rrinim aq kohë mbyllur. Kemi bërë shumë stërvitje që të kur të vinte kjo faza të ishim gati. Jemi në formë optimale dhe gati për rikthimin në fushë.

Presioni i golave? “Nuk mendoj ta quaj si presion, por si mundësi që më jepet. Vitet e fundit kam pasur probleme me dëmtimet e shpresoj që të shënoj gola e si ekip të arrijmë objektivat si europa dhe Kupa. Shpresoj që të shënoj sa më shumë gola, si unë dhe gjithë skuadra”.

E ardhmja? “U ktheva nga Ukraina për të marrë sa më shumë minuta. U ktheva te Teuta që u jep mundësi lojtarëve te rinj e do jem i foksuar deri në fund të sezonit pasi merkatos nuk i dihet”./newsport/