Të gjithë shpresuam se ashtu si ia hodhi shumë vështirësive në fushën e lojës, Luan Vukatana do ia hidhte njëherë e mirë edhe sëmundjes së rëndë që e ka pushtuar prej gati dy vitesh. Në një moment, u duk se ai ia hodhi dhe madje, në verë madje erdhi nga Amerika ku jeton prej vitesh për të qenë në Shkodër dhe për të kaluar disa ditë pranë familjarëve të tij. Të gjithë menduam se ia hodhi, por fatkeqësisht jo. Lajmin e keq për rikthimin e sëmundjes na e ka sjellë sot përmes një postimi në facebook aktori i mirënjohur shkodran Sander Ruci.

Edhe ai ka qenë kohët e fundit në Shkodër dhe me t’u kthyer në Amerikë, vizitën e parë e ka bërë tek Vukatana. Të cilin për fat të keq nuk e ka gjetur në një gjendje të mirë. Ja çfarë shkruan ai në statusin e tij:

Luan Vukatana është një nga emrat më të njohur të futbollit shkodran dhe atij shqiptar të fundit të viteve ’70 dhe gjatë viteve ’80 duke arritur suksese të njëpasnjëshme me Vllazninë por edhe me kombëtaren shqiptare.

Ajo që urojmë dhe dëshirojmë është që mjeshtri i futbollit t’ia hedhë edhe këtë herë. Forca dhe karakteri i këtij kampioni duhet të shfaqet edhe këtë herë. Ai vërtetë e ka emrin Luan dhe ashtu duhet të jetë edhe ndaj kësaj sëmundje të rëndë që po e trazon prej kohësh. Neve nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i themi: Jemi me ty KAMPION!

© shkodrasport.com