Dinamo luan këtë mesjavë një sfidë shumë delikate në transfertë ndaj Vllaznisë. Blutë nuk kanë luksin të lënë pikë të tjera rrugës dhe u duhet medoemos fitorja për të mos përkeqësuar edhe më shumë pozitat në klasifikim.

Ekipi nuk po arrin të kalojë momentin e vështirë dhe as ndërrimi i trajnerëve nuk ka funksionuar sicc pritej. Ndaj tani radhën për të zbritur në fushë dhe për të thënë fjalën e tij duket se e ka presidenti Adrian Bardhi.

Ky i fundit, sot ka qenë i pranishëm në stërvitjen e ekipit në kryeqytet, për të folur personalisht me lojtarët dhe për t’i motivuar që të bëjnë një kthesë të rëndësishme pasi Dinamo nuk e meriton vendin ku gjendet në renditje.

Skuadra më pas do të udhëtojë drejt Shkodrës, ku do të qëndrojë sot dhe ku nesër në “Loro Boriçi” luan sfidën që mbyll javën në Superiore.