Sherri i ndodhur ne fundin e ndeshjes se 19 vjeçareve te Partizanit dhe Vllaznise i ka kushtuar rende protagonisteve te tij. Komisioni i Disiplines prane Federates Shqiptare te Futbollit ka ndeshkuar plot 7 futbolliste me nga 10 jave pezullim secili. Me rende eshte ndeshkuar ekipi shkodran, prej te cilit jane denuar 4 lojtare, ndersa prej te kuqve 3. Ja vendimet e plota te ketij komisioni:

1. KF Butrinti, për mos përmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve dhe zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 6/3/b, 8/1 dhe 17/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës. Në zbatim të nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.

2. Lojtari i KF Erzeni U-21, Madrid Bantacur Davidson, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

3. Lojtari i KF Korabi U-21, Bernardo Fida, për sjellje te dhunshme lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/h të KDE dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4. FC Besa U-15, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Parë U-15, kunder Atletik Klub U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të
aplikohet në masën 3%.

5. FC Djelmia Shkodrane, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme të Kategorisë së Parë U-17, kundër KF Shkodra, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.

6. Lojtari i FK Partizani U-19, Kristi Gjeta, për sjellje të dhunshme dhe sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të neneve 14/1/h dhe 14/1/i të KDE dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

7. Lojtari i FK Partizani U-19, Enea Kokomani, për sjellje të dhunshme dhe sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të neneve 14/1/h dhe 14/1/i të KDE dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

8. Lojtari i FK Partizani U-19, Oresti Rifa, për sjellje të dhunshme dhe sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të neneve 14/1/h dhe 14/1/i të KDE dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

9. Lojtari i KF Vllaznia U-19, Fabian Lekaj, për sjellje të dhunshme dhe sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të neneve 14/1/h dhe 14/1/i të KDE dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

10. Lojtari i KF Vllaznia U-19, Jozef Marashi, për sjellje të dhunshme dhe sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të neneve 14/1/h dhe 14/1/i të KDE dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

11. Lojtari i KF Vllaznia U-19, Arkel Likaj, për sjellje të dhunshme dhe sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të neneve 14/1/h dhe 14/1/i të KDE dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

12. Lojtari i KF Vllaznia U-19, Gerald Kubazi, për sjellje të dhunshme dhe sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të neneve 14/1/h dhe 14/1/i të KDE dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

13. Zyrtari i KS Arnisa, Gjergji Janko, për sjellje josportive dhe kërcënime ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 14/1/j dhe 14/1/k të KDE, dënohet me 2 (dy) vite pezullim nga veprimtaritë. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.

14. Zyrtari i KS Arnisa, Drinald Balla, për kërcënime ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/k të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.

15. Zyrtari i KS Arnisa, Armando Prifti, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

17. Zyrtari i KS Arnisa, Kleant Kushta, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

18. Lojtari i KS Arnisa, Elian Sula, për sjellje josportive dhe kërcënime ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 14/1/k dhe 14/1/l të KDE, dënohet me 1 (një) vit pezullim nga veprimtaritë. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, lojtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.

19. KS Arnisa, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, si dhe mos marrjen e masave për garantimin e sigurisë së zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 6/3/b, 6/3/d 17/1/c, 17/2/a dhe 17/2/b të KDE, dënohet me zhvillimin e 3 (tre) ndeshjeve pa spektatorë dhe në fushë asnjanëse.

20. Lojtari i KF Skënderbeu U-14, Rei Laze, për sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

21. AF Epidamnos U-13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, zona Rajonale Durrës, kunder FC Besa U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

22. Çeljen e hetimit disiplinor mbi aktet e dhunës të ndodhura pas ndeshjes Basania kundër Eagle Football Academy.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.