Aventura e Gabriele Cioffi në pankinën e Veronës ka përfunduar tashmë, pasi drejtuesit e klubit kanë vendosur ta shkarkojnë dhe nga momentin në moment pritet edhe komunikata zyrtare.

Humbja e katërt radhazi, këtë herë në transfertën ndaj Salernitanës, kundërshtar direkt për mbijetesën, ka mbushur kupën e Cioffit, që ka humbur plotësisht besimin e drejtuesve të klubit, por edhe të futbollistëve që stërvit.

Për momentin dy janë kandidatët për ta zëvendësuar, Diego Lopes dhe Aurelio Andreazzoli, me këtë të fundit që sezonin e kaluar bëri shumë mirë te Empoli dhe aktualisht është i papunë, në pritje të një oferte.

Palët kanë nisur kontaktet dhe gjasat janë që brenda të mërkurës Verona të ketë trajnerin e ri, që do të provojë të rikthejë skuadrën te rezultatet pozitive dhe ta largojë sa më shpejt nga zona e ftohtë e renditjes.