Egnatia mori një fitore të rëndësishme përballë Vllaznisë me rezultatin 3-0 në javën e katërt të Superiores. Në një prononcim për “Oversport”, mbrojtësi i rrogozhinasve, Emiljano Musta, u shpreh i lumtur për tre pikët dhe kërkon që skuadra të vazhdojë me këto ritme.

Normal që është kënaqësi kur shënoj, por tre pikët të bëjnë më të lumtur dhe kjo është pak frymëmarrje për ne. E kemi nisur me dy humbje, por jemi ekip i ri dhen normalisht që duam kohën tonë dhe mendoj se do të bëjmë mirë javë pas jave.

Futbolli është i çuditshëm. Bëmë ndeshje shumë të mirë me Partizanin. Bëmë një lojë shumë të mirë, por e humbëm. Edhe me Tiranën e dominuam, por dhe aty humbëm. Ne se kemi humbur kurrë besimin. E dimë objektivin. Mundohemi t’i marrim gjërat hap pas hapi dhe të ecim përpara.

I vajta deri në fund dhe mendova se do ta fitoja duelin. Falë zotit fitova dhe shënuam. Është mjaftë mirë kur ekipi shënon. Po vuanim ato momente, Vllaznia ishte në gjysmëfushën tonë, por goli balancoi çdo gjë.

Golin që shënova ja dedikojë skuadrës. ndihem mjaftë mirë, mjaft i qetë. Kam vite që nuk jam ndjerë kaq i qetë. Të gjithë futbollistët mendojnë vetëm për futbollin. Staf të shkëlqyer bashkë me trajnerin. Kemi një president që shpresoj të ketë sa më shumë si presidenti Demrozi në futbollin shqiptar, sepse do ta çojnë atë në një hap tjetër.

Që të ecësh para, duhet të mendosh për ndeshjen tjetër. Trajneri është kapiteni i anijes, kështu që duhet të bëjmë çfarë thotë ai.

Nuk është hera e parë që dal përpara portës. Por prita që të shënoja sa më afër tij, me topin që shkoi në shtyllë dhe më pas gol.

Sulmuesit e kanë instinktin për të shënuar vetë. Unë si mbrojtës krahu që jam ndihmojë në repartin defensivë dhe atë ofensivë. Për mua është më mirë që të jap një asist se sa të shënojë gola. na duhen sulmues që të shënojnë”, u shpreh Musta.