Nje shkodran ndeshkon Vllaznine. Belajdi Pusi me golin e shenuar ne minuten e 90-te i ka dhene fitoren 2-1 Skenderbeut ne takimin e luajtur mbremjen e sotme ne Korçe.
Kane qene vendasit qe kane shenuar te paret me ane te Gripshit qe ne minuten e 9-te nderkohe qe ne minuten e 73-te ka qene Krymi qe ka barazuar shifrat.
Pas ketij goli, loja e Vllaznise erdhi duke u rritur dhe lojtaret e saj u hodhen ne sulm per te shenuar golin e fitores, por ne fakt do te ndodhte e kunderta.
Ka qene ish- futbollisti i Vllaznise Belajdi Pusi ai qe do te ndeshkonte ish- skuadren e tij me nje gol ne minutat e fundit te ndeshjes dhe kesisoj kuqeblute dalin te humbur nga Korça duke ia renduar edhe me shume tashme pozitat vetes ne renditje.
Skënderbeu-Vllaznia 1-1
Gripshi 10′, Pusi ’90 / Krymi 72′
FORMACIONET ZYRTARE:
Skënderbeu: Koliçi, Pollozhani, Jashanica, Pëllumbi, Imami, Daja, Elezi, Dita, Gripshi, Bregu, Krasniqi. Trajner: Ilir Daja.
Vllaznia: Sherri, Shtubina, Shehi, Adili, Kruja, Gurishta, Marku, Lika, Zogaj, Sidorenko, Silvio Zhunior. Trajner: Hysen Dedja.