HomeKRYESOREShqipëria dhe Kosova tjetër barazim, por këtë herë me gola në "Loro...

Shqipëria dhe Kosova tjetër barazim, por këtë herë me gola në “Loro Boriçi”

Shqipëria dhe Kosova kanë luajtur sot në “Loro Boriçi” miqësoren e tyre të dytë për kategorinë e 15 vjeçarëve.

Pas barazimit të arritur dy ditë më parë në mes tyre, sot është arritur një tjetër barazim por këtë herë me gola, 1-1.

Të parët kanë shënuar kosovarët me anë të Mahmutit në minutën e 15-të ndërkohë që në minutën e fundit të pjesës së parë ka qenë Mezani ai që me kokë ka shënuar golin e barazimit pas një goditje këndi.

Në tribunën e stadiumit “Loro Boriçi” kanë qenë për të ndjekur këtë miqësore edhe trajnerët e ekipeve të tjera kombëtare të moshave të Shqipërisë, duke filluar nga Bogdani, Mustedanagiç me gjithë stafin e tij si dhe trajnerët e kombëtares së femrave.

Në formacionin e kombëtares tonë në këtë ndeshje kanë qenë edhe dy futbollistë shkodranë, pikërisht mbrojtësi i qendrës, numri 3 Preka dhe mbrojtësi i majtë, numri 4 Mataj.
www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments