Të enjten, Akademia Vllaznia me 17-vjeçarët, bëri të sajën trofeun e Kupës së Shqipërisë, pasi mundi në finale Durrësin 04. Një sukses ky që rrit akoma më shumë vlerësimet për drejtorin e kësaj akademie, Alban Neziri, që e çon në 22 numrin e trofeve të fituar, deri tani në karrierën e tij si drejtor. Në këto suksese, bëjnë pjesë edhe dy trofetë e fundit të fituara nga ekipi i Vllaznisë U-17, në këtë sezon.

Alban Neziri mori drejtimin e Akademisë Vllaznia në vitin 2012, duke vijuar ende në këtë detyrë, teksa deri më tani ka arritur të ngrejë plot 22 trofe me grupmosha të ndryshme.

Në sezonin e parë 2012-2013, fitoi trofeun e kampionatit me U-13. Në sezonin e dytë 2013-2014, fitoi dy tituj me grupmoshat e U-17 dhe U-19, për herë të parë si drejtor me këto mosha, brenda një viti të vetëm.

Në sezonin 2014-2015, Vllaznia U-16 dhe Neziri fituan kampionatin e Ligës Amatore. Po në këtë vit, edhe U-17 doli kampion Shqipërie. Ndërkohë, në sezonet pasardhëse fitoi trofe çdo vit rradhazi. Në 2016-2017, Neziri doli kampion rajonal dhe kampion Shqipërie me U-15 e Akademisë Vllaznia.

Në vitet 2017-2018, Neziri fitoi 6 trofe në një sezon të vetëm me grupmoshat U-19, U-16 dhe U-15. Në sezonin 2018-2019, fitoi
kampionatin, Kupën e Shqipërisë dhe u shpall kampion Veriu me U-19.

Në sezonin e 2020-tës, Neziri rifitoi Kupën e Shqipërisë dhe u shpall kampion Veriu me ekipin e U-19, një sukses i përsëritur tashmë edhe në këtë sezon si drejtor i Akademisë Vllaznia, ashtu si në 2018-2019.

Në vitet 2017-2018 dhe 2018-2019, Vllaznia U-19 mori pjesë edhe në Champions League, por nuk arriti dot që të kalonte qoftë edhe një tur, teksa kjo mund të jetë keqardhja e tij e vetme në këto 10-vite punë, pikërisht që nuk arritën të avanconin në Champions League me U-19.

Në sezonet 2020-2021, Akademia Vllaznia fitoi edhe një tjetër trofe me U-15, që u shpall kampion Veriu. Ndërkohë, për të ardhur tashmë tek dy trofetë e fundit të Vllaznisë U-17, kampionatin dhe Kupën e Shqipërisë.

Alban Neziri është pjesë e Akademisë Vllaznia si drejtor, që nga sezoni 2012, me të cilën ka fituar plot 22 trofe, teksa në vazhdim në sezonet e ardhshme, ai premton të tjerë trofe. /Maringlen ZHIVANI/

Trofetë e Alban Nezirit si drejtues i Akademisë Vllaznia:

Viti 2012-2013 – Kampion Shqipërie me U-13

Viti 2013-2014 – Kampion Shqipërie me U-17 dhe U-19

Viti 2014-2015 – Fitues i Ligës Amatore me U-16

Viti 2014-2015 – Kampion Shqiperie me U-17

Viti 2016-2017 – Kampion rajonal dhe Shqipërie me U-15

Viti 2017-2018 – Kupë Shqipërie, kampion Veriu, kampion kombëtar me U-19

Viti 2017-2018 – Kampion rajonal me U-15

Viti 2017-2018 – Kampion Veriu me U-16 dhe kampion Shqipërie

Viti 2018-2019 – Kampionë Shqipërie, Kupë Shqipërie, kampion Veriu me U-19

Viti 2020-2021 – Kupë Shqipërie, kampion Veriu me U-19

Viti 2020-2021 – Kampion Veriu me U-15

Viti 2021-2022 – Kampion Shqipërie, fitues Kupe U-17