Perpos angazhimit maksimal me ekipin e te rriturve, stafi i ekipit te pare me ne krye Thomas Brdariç do te jete i angazhuar per te qene herepashere edhe prane Akademise.
Keshtu do te ndodhe diten e merkure kur eshte programuar te zhvillohet nje dneshje testuese e te gjithe futbollisteve qe jane duke u stervitur aktualisht me ekipin U19. Jane gati 40 futbolliste te cilet kane shfaqur deshiren te jene pjese e ketij ekipi, por sigurisht qe vetem 25 do te federohen.
Ne kete aspekt, seleksionimi dhe perzgjedhja e me te mireve eshte bere me dy faza. Te shtunen u zhvillua nje tjeter ndeshje kontrolli dhe te gjithe futbollistet kane marre nga nje vleresim prej 12 trajnereve te Akademise.
Te merkuren nderkohe, vleresimi do te jete edhe me serioz sepse ate do ta japin edhe drejtori Djarmati, trajneri Brdariç dhe ndoshta edhe i gjithe stafi i tij. Kuptohet qe te gjithe ne klubin shkodran jane te interesuar per elementin e Akademise dhe per kete arsye, po behet nje studim i hollesishem i te gjithe futbollisteve.
Prania edhe e drejtorit si dhe e trajenerit te ekipit te te rriturve, kuptohet qe ia shton edhe me shume rendesine ketyre testimeve sepse secili do te jape noten e tij dhe ne fund do te perzgjidhen me te miret.
www.shkodrasport.com